Albanian Bible

Veprat e Apostujve 3

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 4

1

Ndėrsa ata po i flisnin popullit, priftėrinjtė, komandanti i tempullit dhe saducenjtė u turrėn mbi ta,

2

tė zemėruar sepse e mėsonin popullin dhe shpallnin nė Jezusin ringjalljen e tė vdekurve.

3

Dhe i shtinė nė dorė dhe i futėn nė burg deri tė nesėrmen, sepse ishte ngrysur.

4

Por shumė nga ata qė ua kishin dėgjuar fjalėn besuan; dhe numri i burrave u bė rreth pesė mijė.

5

Tė nesėrmen krerėt, pleqtė dhe skribėt u mblodhėn nė Jeruzalem,

6

bashkė me kryepriftin Anan dhe me Kajafėn, Gjonin, Aleksandrin dhe tė gjithė ata qė i pėrkisnin farefisit tė kryepriftėrinjve.

7

Dhe, si i nxorėn aty nė mes, i pyetėn: ``Me ē`pushtet ose nė emėr tė kujt e keni bėrė kėtė?``.

8

Atėherė Pjetri, i mbushur me Frymėn e Shenjtė, u tha atyre: ``Krerė tė popullit dhe pleq tė Izraelit!

9

Nėse ne sot gjykohemi pėr njė mirėsi qė iu bė njė njeriu tė sėmurė, pėr tė ditur si u shėrua ai,

10

le ta njihni tė gjithė ju dhe mbarė populli i Izraelit se kjo u bė nė emėr tė Jezu Krishtit Nazareas, qė ju e kryqėzuat dhe qė Perėndia e ringjalli prej sė vdekuri; me anė tė tij ky njeri del para jush i shėruar plotėsisht.

11

Ky ėshtė guri qė ju, ndėrtuesit, e hodhėt poshtė dhe qė u bė guri i qoshes.

12

Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi``.

13

Ata, kur e panė ēiltėrsinė e Pjetrit dhe tė Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerėz tė pamėsuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenė me Jezusin.

14

Duke parė pastaj nė kėmbė pranė tyre, njeriun qė u shėrua, nuk mund tė thoshnin asgjė kundėr.

15

Dhe, mbasi i urdhėruan tė dalin jashtė sinedrit, u konsultuan me njėri tjetrin,

16

duke thėnė: ``Ē`t`u bėjmė kėtyre njerėzve? Sepse u ėshtė njohur tė gjithė banorėve tė Jeruzalemit se ėshtė bėrė njė mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmė;

17

por, qė kjo tė mos pėrhapet mė shumė nė popull, t`i shtrėngojmė me kėrcėnime tė rrepta tė mos i flasin mė asnjeriu nė kėtė emėr``.

18

Dhe, si i thirrėn, u dhanė urdhėr atyre tė mos flasin fare dhe as tė mėsojnė nė emėr tė Jezusit.

19

Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu pėrgjigjur atyre, thanė: ``Gjykoni ju, nėse ėshtė e drejtė para Perėndisė t`ju bindemi mė shumė juve sesa Perėndisė.

20

Sepse ne nuk mund tė mos flasim pėr ato qė kemi parė dhe dėgjuar``.

21

Ata pasi i kėrcėnuan pėrsėri, i lanė tė shkojnė duke mos gjetur mėnyrė se si t`i ndėshkojnė pėr shkak tė popullit, sepse tė gjithė pėrlėvdonin Perėndinė pėr atė qė kishte ndodhur.

22

Sepse njeriu nė tė cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e shėrimit ishte mė shumė se dyzet vjeē.

23

Kur u liruan, ata u kthyen tek tė vetėt dhe u treguan gjithēka qė krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė u kishin thėnė.

24

Kur i dėgjuan kėto, ata unanimisht e ngritėn zėrin te Perėndia dhe thanė: ``O Zot, ti je Perėndia qė ke bėrė qiellin, tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė ta,

25

dhe qė me anė tė Frymės sė Shenjtė ke thėnė, nėpėrmjet gojės sė Davidit, shėrbėtorit tėnd: "Pėrse u zemėruan kombet, dhe popujt kurdisin gjėra tė kota?

26

Mbretėrit e dheut ngritėn krye dhe princat u mblodhėn bashkė kundėr Zotit dhe kundėr Krishtit tė tij".

27

Sepse pikėrisht kundėr Birit tėnd tė shenjtė, qė ti e vajose, u mblodhėn Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtė dhe me popullin e Izraelit,

28

pėr tė bėrė tė gjitha ato qė dora jote dhe kėshilli yt kishin paracaktuar se do tė ndodhnin.

29

Dhe tani, Zot, shqyrto kėrcėnimet e tyre dhe lejo qė shėrbėtorėt e tu tė kumtojnė fjalėn tėnde me plot ēiltėrsi,

30

duke e shtrirė dorėn tėnde pėr tė shėruar dhe qė tė kryhen shenja dhe mrekulli nė emėr tė Birit tėnd tė shenjtė Jezusit``.

31

Dhe, mbasi qenė lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė, dhe e shpallnin fjalėn e Perėndisė me ēiltersi.

32

Dhe numri i madh i atyre qė besuan ishte me njė zemėr tė vetme dhe me njė shpirt tė vetėm; askush nuk thoshte se ē`kishte ishte e vet, por tė gjitha gjėrat i kishin tė pėrbashkėta.

33

Dhe apostujt me fuqi tė madhe jepnin dėshmi tė ringjalljes sė Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi tė gjithė ata.

34

Sepse midis tyre nuk kishte asnjė nevojtar, sepse tė gjithė ata qė zotėronin ara ose shtėpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjėrat e shitura,

35

dhe i vinin te kėmbėt e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojės sė tij.

36

Kėshtu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (qė do tė thotė "biri i ngushėllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,

37

kishte njė arė, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te kėmbėt e apostujve.

Veprat e Apostujve 5

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: