Albanian Bible

Gjoni 18

Gjoni

Return to Index

Chapter 19

1

Atėherė Pilati mori Jezusin dhe dha urdhėr ta fshikullonin.

2

Dhe ushtarėt thurrėn njė kurorė me gjemba, ia vunė mbi krye dhe i veshėn siper njė mantel tė purpurt,

3

dhe thoshnin: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve``; dhe i binin me shuplaka.

4

Pastaj Pilati doli pėrsėri dhe u tha atyre: ``Ja, po jua nxjerr jashtė, qė ta dini se nuk gjej nė tė asnjė faj``.

5

Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorėn prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: ``Ja njeriu!``.

6

Kur e panė krerėt e priftėrinjve dhe rojet, filluan tė bėrtasin, duke thėnė: ``Kryqėzoje, kryqėzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Merreni ju dhe kryqėzojeni, sepse unė nuk gjej nė tė asnjė faj``.

7

Judenjtė iu pėrgjigjėn: ``Ne kemi njė ligj dhe sipas ligjit tonė ai duhet tė vdesė, sepse e bėri veten Bir tė Perėndisė``.

8

Kur Pilati i dėgjoi kėto fjalė, kishte akoma mė shumė frikė;

9

dhe, si u kthye nė pretorium, i tha Jezusit: ``Nga je ti?``. Por Jezusi nuk i dha kurrfarė pėrgjigje.

10

Pėr kėtė arsye Pilati i tha: ``S`po mė flet? ti s`e di qė unė kam pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?``.

11

Jezusi u pėrgjigj: ``Ti nuk do tė kishe asnjė pushtet pėrmbi mua, po tė mos tė qe dhėnė prej sė larti; prandaj ai qė mė dorėzoi tek ti ka faj mė tė madh``.

12

Qė nga ai moment Pilati kėrkoi ta lironte; por Judenjtė bėrtisnin, duke thėnė: ``Po e lirove kėtė, nuk je mik i Cezarit; kush e bėn veten mbret, i kundėrvihet Cezarit``.

13

Pilati, pra, kur i dėgjoi kėto fjalė, e ēoi jashtė Jezusin dhe u ul nė selinė e gjykatės, nė vendin e quajtur "Kalldrėm", e nė hebraisht "Gabatha";

14

tani ishte dita e pėrgatitjes sė Pashkės, dhe ishte afėrsisht ora e gjashtė; dhe u tha Judenjve: ``Ja mbreti juaj``.

15

Por ata bėrtitėn: ``Largoje! Largoje! Kryqėzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Ta kryqėzoj mbretin tuaj?``. Krerėt e priftėrinjve u pėrgjigjėn: ``Ne s`kemi mbret tjetėr pėrveē Cezarit!``.

16

Atėherė ai ua dorėzoi qė tė kryqėzohej. Dhe ata e morėn Jezusin dhe e ēuan tutje.

17

Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit qė quhej "Kafka", qė nė hebraisht quhet "Golgota",

18

ku e kryqėzuan, dhe me tė dy tė tjerė, njėrin nė njė anė e tjetrin nė anėn tjetėr, dhe Jezusi nė mes.

19

Dhe Pilati shkroi edhe njė mbishkrim dhe e vuri nė kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".

20

Kėshtu kėtė mbishkrim e lexuan shumė nga Judenjtė, sepse vendi ku u kryqėzua Jezusi ishte afėr qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.

21

Prandaj krerėt e priftėrinjve tė Judenjve i thanė Pilatit: ``Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thėnė: "Unė jam mbreti i Judenjve"``.

22

Pilati u pėrgjigj: ``Atė qė kam shkruar, e kam shkruar!``.

23

Dhe ushtarėt, mbasi e kishin kryqėzuar Jezusin, morėn rrobat e tij dhe bėnė katėr pjesė, njė pjesė pėr ēdo ushtar, dhe tunikėn. Por tunika ishte pa tegel, e endur njė copė nga maja e deri nė fund.

24

Prandaj ata i thanė njėri-tjetrit: ``Nuk e grisim, por hedhim short kujt t`i bjerė``; qė tė pėrmbushej Shkrimi, qė thotė: ``I ndanė midis tyre rrobat e mia, dhe hodhėn short pėr tunikėn time``. Ushtarėt, pra, i bėnė kėto gjėra.

25

Por afėr kryqit tė Jezusit, qendronin nėna e tij dhe motra e nėnės sė tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenė.

26

Atėherė Jezusi, kur pa nėnėn e tij dhe pranė saj dishepullin qė donte, i tha nėnės sė tij: ``O grua, ja biri yt!``.

27

Pastaj i tha dishepullit: ``Ja nėna jote!``. Dhe qė nė atė moment ai e mori nė shtėpinė e vet.

28

Pas kėsaj, Jezusi, duke ditur qė tashmė ēdo gjė ishte kryer, qė tė pėrmbushej Shkrimi, tha: ``Kam etje!``.

29

Por aty ishte njė enė plot me uthull. Pasi shtinė njė sfungjer nė uthull dhe e vunė nė majė tė njė dege hisopi, ia afruan te goja.

30

Kur Jezusi e mori uthullėn, tha: ``U krye!``. Dhe duke ulur kryet, dha frymėn.

31

Duke qenė se ishte dita e Pėrgatitjes, me qėllim qė trupat tė mos qėndronin nė kryq tė shtunėn, sepse ajo e shtunė ishte njė ditė me rėndėsi tė veēantė, Judenjtė i kėrkuan Pilatit qė atyre t`u thyheshin kėrcinjtė dhe tė hiqeshin qė andej.

32

Ushtarėt, pra, erdhėn dhe ia thyen kėrcinjtė tė parit dhe pastaj edhe tjetrit qė ishte kryqėzuar me tė;

33

por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė,

34

por njėri nga ushtarėt ia tejshpoi brinjėn me njė heshtė, dhe menjėherė i doli gjak e ujė.

35

Dhe ai qė ka parė, ka dėshmuar pėr kėtė, dhe dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė; dhe ai e di se thotė tė vėrtetėn, qė ju tė besoni.

36

Kėto gjėra nė fakt ndodhėn qė tė pėrmbushet Shkrimi: ``Nuk do t`i thyhet asnjė eshtėr``.

37

Dhe akoma njė Shkrim tjetėr thotė: ``Do tė vėshtrojnė atė qė e kanė tejshpuar``.

38

Pas kėtyre gjėrave, Jozefi nga Arimatea, qė ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kėrkoi Pilatit qė mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atėherė ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.

39

Por erdhi dhe Nikodemi, i cili mė pėrpara kishte vajtur te Jezusi natėn, duke sjellė njė pėrzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njėqind librash.

40

Ata, pra, e morėn trupin e Jezusit dhe e mbėshtollėn nė pėlhura liri me erėra tė kėndėshme, sipas zakonit tė varrimit qė ndiqnin Judenjtė.

41

Por nė atė vend ku ai u kryqėzua ishte njė kopsht, dhe nė kopsht njė varr i ri, nė tė cilėn ende nuk ishte vėnė askush.

42

Aty, pra, pėr shkak tė Pėrgatitjes sė Judenjve, e vunė Jezusin, sepse varri ishte afėr.

Gjoni 20

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: