Albanian Bible

Gjoni 3

Gjoni

Return to Index

Chapter 4

1

Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtė kishin dėgjuar se Jezusi po bėnte mė shumė dishepuj dhe po pagėzonte mė shumė se Gjoni

2

(ndonėse nuk pagėzonte Jezusi vetė, por dishepujt e tij),

3

e la Judenė dhe shkoi pėrsėri nė Galile.

4

Por duhej tė kalonte nėpėr Samari.

5

Arriti, pra, nė njė qytet tė Samarisė qė quhej Sihar, afėr tokės qė Jakobi i kishte dhėnė Jozefit, birit tė vet.

6

Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė pusit; ishte rreth orės sė gjashtė.

7

Njė grua nga Samaria erdhi tė nxjerrė ujė. Dhe Jezusi i tha: ``Mė jep tė pi``,

8

sepse dishepujt e vet kishin shkuar nė qytet pėr tė blerė ushqime.

9

Por gruaja samaritane i tha: ``Po qysh, ti qė je Jude kėrkon tė pish prej meje, qė jam njė grua samaritane?`` (Sepse Judenjtė nuk shoqėrohen me Samaritanėt).

10

Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Po ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė jep tė pi!", ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė``.

11

Gruaja i tha: ``Zot, ti nuk ke as kovė pėr tė nxjerrė dhe pusi ėshtė i thellė; nga e ke, pra, atė ujė tė gjallė?

12

Vallė je mė i madh se Jakobi, ati ynė, qe na dha kėtė pus dhe piu prej tij ai vetė, bijtė e tij dhe bagėtitė e tij?``.

13

Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Kushdo qė pi nga ky ujė, do tė ketė pėrsėri etje,

14

por kush pi nga uji qė do t`i jap unė nuk do tė ketė mė kurrė etje pėrjetė; por uji qė unė do t`i jap do tė bėhet nė tė njė burim uji qė gufon nė jetė tė pėrjetshme``.

15

Gruaja i tha: ``Zot, mė jep kėtė ujė, qė unė tė mos kem mė etje dhe tė mos vij kėtu tė nxjerr ujė!``.

16

Jezusi i tha: ``Shko thirre burrin tėnd dhe eja kėtu``.

17

Gruaja u pėrgjigj dhe i tha: ``Unė nuk kam burrė``. Jezusi i tha: ``Mirė the: "Nuk kam burrė",

18

sepse ti kishe pesė burra dhe ky qė ke tani nuk ėshtė burri yt; pėr kėtė ke thėnė tė vėrtetėn!``.

19

Gruaja i tha: ``Zot, po shoh se ti je njė profet.

20

Etėrit tanė adhuronin mbi kėtė mal, dhe ju thoni se nė Jeruzalem ėshtė vendi ku duhet tė adhurojmė``.

21

Jezusi i tha: ``O grua, mė beso: vjen ora qė as mbi kėtė mal as nė Jeruzalem nuk do tė adhuroni Atin.

22

Ju adhuroni atė qė s`e njihni; ne adhurojmė atė qė njohim; sepse shpėtimi vjen nga Judenjtė.

23

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati.

24

Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t`a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn``.

25

Gruaja i tha: ``Unė e di se do tė vijė Mesia, qė e quajnė Krisht; kur tė ketė ardhur, ai do tė na kumtojė ēdo gjė``.

26

Jezusi i tha: ``Unė jam, ai qė po tė flet!``.

27

Nė kėtė moment erdhėn dishepujt e tij dhe u mrekulluan qė po fliste me njė grua; por asnjė nuk i tha: ``Ēfarė do?`` ose: ``Pse po flet me tė?``.

28

Atėherė gruaja e la kovėn e saj dhe u kthye nė qytet dhe u tha njerėzve:

29

``Ejani tė shikoni njė njeri qė mė ka thėnė gjithēka kam bėrė; vallė mos ėshtė ky Krishti?``.

30

Dolėn, pra, nga qyteti dhe erdhėn tek ai.

31

Ndėrkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thėnė: ``Mėsues, ha``.

32

Por ai u tha atyre: ``Unė kam njė ushqim pėr tė ngrėnė tė cilin ju s`e njihni``.

33

Prandaj dishepujt i thonin njėri-tjetrit: ``Mos i solli vallė dikush pėr tė ngrėnė?``.

34

Jezusi u tha atyre: ``Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij.

35

A nuk thoni ju se ka edhe katėr muaj dhe vjen korrja? Ja, unė po ju them: Ngrini sytė tuaj dhe shikoni fushat qė tashmė zbardhojnė pėr korrjen.

36

Korrėsi e merr shpėrblimin dhe mbledh frytin pėr jetėn e pėrjetshme, qė mbjellėsi dhe korrėsi tė gėzohen sėbashku.

37

Sepse nė kėtė vėrtetohet e thėna: "Njė mbjell e tjetri korr".

38

Unė ju dėrgova tė korrni atė pėr tė cilin ju nuk u munduat; tė tjerėt u munduan dhe ju hytė nė mundimin e tyre``.

39

Dhe shumė Samaritanė nga ai qytet besuan nė tė, pėr shkak tė fjalės sė gruas qė dėshmoi: ``Ai mė tregoi gjithēka kam bėrė``.

40

Por kur Samaritanėt erdhėn tek ai, e lutėn tė qėndrojė me ta; dhe ai ndenji aty dy ditė.

41

Dhe shumė mė tepėr njerėz besuan pėr shkak tė fjalės sė tij.

42

Dhe ata i thoshnin gruas: ``S`ėshtė mė vetėm pėr shkak tė fjalėve tė tua qė besojmė, por sepse ne vetė e kemi dėgjuar dhe dimė se ai ėshtė me tė vėrtetė Krishti, Shpėtimtari i botės``.

43

Pra, si kaluan ato dy ditė, ai u nis prej andej dhe shkoi nė Galile,

44

sepse vetė Jezusi dėshmoi se njė profet nuk nderohet nė vendlindjen e vet.

45

Pra, kur arriti nė Galile, Galileasit e pritėn, sepse kishin parė tė gjitha ato qė kishte bėrė nė Jeruzalem gjatė festės, sepse edhe ata kishin shkuar pėr festė.

46

Jezusi erdhi, pra, pėrsėri nė Kanė tė Galilesė, ku e kishte bėrė ujin verė. Dhe aty ishte njė nėpunės i mbretit, djali i tė cilit ishte i sėmurė nė Kapernaum.

47

Ky, kur dėgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja nė Galile, shkoi tek ai dhe iu lut qė tė zbriste e ta shėronte birin e tij, qė ishte gati pėr vdekje.

48

Atėherė Jezusi i tha: ``Po tė mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni``.

49

Nėpunėsi i mbretit i tha: ``Zot, zbrit para se djali im tė vdesė``.

50

Jezusi i tha: ``Shko, djali yt jeton!``. Dhe ai njeri i besoi fjalės qė i tha Jezusi dhe shkoi.

51

Pikėrisht kur ai po zbriste, i dolėn pėrpara shėrbėtorėt e vet dhe e informuan duke thėnė: ``Djali yt jeton!``.

52

Dhe ai i pyeti ata nė cilėn orė u bė mė mirė; ata i thanė: ``Dje nė orėn e shtatė e lanė ethet``.

53

Atėherė i ati e kuptoi se ishte pikėrisht nė atė orė nė tė cilėn Jezusi i kishte thėnė: ``Djali yt jeton``; dhe besoi ai dhe gjithė shtėpia e tij.

54

Jezusi bėri edhe kėtė shenjė tė dytė, kur u kthye nga Judeja nė Galile.

Gjoni 5

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: