Albanian Bible

Jeremia 30

Jeremia

Return to Index

Chapter 31

1

"Nė atė kohė", thotė Zoti, "unė do tė jem Perėndia i tė gjitha familjeve tė Izraelit, dhe ato do tė jenė populli im".

2

Kėshtu thotė Zoti: "Populli qė shpėtoi nga shpata ka gjetur hir nė shkretėtirė; unė do t`i jap prehje Izraelit".

3

Shumė kohė mė parė Zoti m`u shfaq duke thėnė: "Po, tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj tė kam tėrhequr me dashamirėsi.

4

Unė do tė tė rindėrtoj dhe ti do tė rindėrtohesh, o virgjėreshė e Izraelit. Do tė zbukurohesh pėrsėri me dajret e tua dhe do tė dalėsh nė mes tė valleve tė atyre qė bėjnė festė.

5

Do tė mbjellėsh pėrsėri vreshta mbi malet e Samarias; mbjellėsit do tė mbjellin dhe do tė vjelin frytin e tyre.

6

Do tė vijė dita kur rojet do tė bėrtasin nė malin Efraim: "Ēohuni, tė ngjitemi nė Sion, tek Zoti, Perėndia ynė"".

7

Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ngrini kėngė gėzimi pėr Jakobin dhe lėshoni britma pėr tė parin e kombeve; shpallni, kėndoni lėvdata dhe thoni: O Zot, shpėto popullin tėnd, atė qė mbeti nga Izraeli.

8

Ja, unė po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokės. Midis tyre ėshtė i verbėri dhe ēalamani, gruaja me barrė dhe bashkė me tė ajo qė ka pėr tė pjellė: njė turmė e madhe do tė kthehet kėtu.

9

Do tė vinė duke qarė, do t`i ēoj duke u lutur. Do t`i bėj tė ecin gjatė rrjedhave ujore, nėpėr njė rrugė tė drejtė nė tė cilėn nuk do tė pengohen, sepse jam njė atė pėr Izraelin, dhe Efraimi ėshtė i parėlinduri im.

10

O kombe, dėgjoni fjalėn e Zotit, shpalleni nė ishujt e largėt dhe thoni: Ai qė e ka shpėrndarė Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenė e tij.

11

Sepse Zoti ka shpenguar Jakobin, e ka ēliruar nga dora e njė njeriu mė tė fortė se ai.

12

Ata do tė vijnė dhe do tė kėndojnė me gėzim nė lartėsitė e Sionit, do tė vėrshojnė drejt tė mirave tė Zotit, drejt grurit, verės dhe vajit, dhe drejt atyre qė kanė lindur nė kope dhe nė grigjė; jeta e tyre do tė jetė si njė kopsht i vaditur dhe nuk do tė vuajnė mė.

13

Atėherė virgjėresha do tė gėzohet nė valle dhe tė rinjtė bashkė me pleqtė, sepse do ta shndėrroj zinė e tyre nė gėzim, do t`i ngushėlloj dhe do t`i gėzoj mbas dhembjes sė tyre.

14

Do tė ngop shpirtin e priftėrinjve me tė madhe dhe populli im do tė mbushet me tė mirat e mia", thotė Zoti.

15

Kėshtu thotė Zoti: "U dėgjua njė zė nė Ramah, njė vajtim dhe njė e qarė e hidhur: Rakela vajton bijtė e saj dhe nuk pranon tė ngushėllohet pėr ta, sepse ata nuk janė mė".

16

Kėshtu thotė Zoti: "Mbaje zėrin tėnd nga e qara, sytė e tu nga tė derdhurit lot, sepse vepra jote do tė shpėrblehet", thotė Zoti; "ata do tė kthehen nga vendi i armikut.

17

Ka shpresa pėr pasardhėsit e tu", thotė Zoti; "bijtė e tu do tė kthehen brenda kufijve tė tyre.

18

Kam dėgjuar vazhdimisht Efraimin tė ankohet: "Ti mė ke dėnuar dhe unė jam dėnuar si njė dem i ri i panėnshtruar; mė bėj tė kthehem dhe unė do tė kthehem, sepse ti je Zoti, Perėndia im.

19

Mbasi mora rrugė tė keqe, u pendova; mbasi e pranova gjendjen time, kam rrahur ijėn time. Mė erdhi turp dhe ndjeva hutim, sepse mbaj turpin e rinisė sime".

20

A ėshtė, pra, Efraimi njė bir i dashur pėr mua, njė bir i kėnaqėsive tė mia? Nė fakt, megjithėse kam folur kundėr tij, e kujtoj akoma fort. Prandaj tė pėrbrendshmet e mia mallėngjehen pėr tė dhe me siguri do tė kem mėshirė pėr tė", thotė Zoti.

21

"Ngreh pėr vete disa trungje, bėj disa shtylla treguese, ki shumė kujdes pėr rrugėn, pėr udhėn qė ke ndjekur. Kthehu, o virgjėreshė e Izraelit, kthehu nė kėto qytete tė tua.

22

Deri kur do tė shkosh duke u endur, o bijė rebele? Sepse Zoti krijon njė gjė tė re mbi tokė: gruan qė kėrkon ta bėjė pėr vete burrin".

23

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Do tė thuhet ende kjo fjalė nė vendin e Judės dhe nė qytetet e veta, kur t`i kem kthyer ata nga robėria: "Zoti tė bekoftė, o seli e drejtėsisė, o mal i shenjtėrisė!".

24

Aty do tė banojnė Juda dhe tė gjitha qytetet e tij bashkė, bujqit dhe ata qė drejtojnė kopetė.

25

Sepse unė do tė ngij shpirtin e lodhur dhe do tė plotėsoj ēdo shpirt qė vuan".

26

Pas kėsaj unė u zgjova dhe vėshtrova, dhe gjumi im qe i ėmbėl.

27

"Ja, do tė vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat do tė mbjell shtėpinė e Izraelit dhe shtėpinė e Judės me farė njerėzish dhe me farė kafshėsh.

28

Dhe do tė ndodhė qė ashtu si jam kujdesur pėr ta pėr tė ērrėnjosur, pėr tė shembur dhe pėr tė rrėzuar, pėr tė shkatėrruar dhe pėr tė bėrė tė keqen, po ashtu do tė kujdesem pėr ta pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė mbjellė", thotė Zoti.

29

"Nė ato ditė nuk do tė thuhet mė: "Etėrit kanė ngrėnė rrush tė papjekur dhe dhėmbėt e bijve mbetėn tė mpirė".

30

Por secili do tė vdesė pėr paudhėsinė e tij; kushdo qė ha rrush tė papjekur do t`i mpihen majat e dhėmbėve.

31

Ja do tė vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat do tė vendos njė besėlidhje tė re me shtėpinė e Izraelit dhe me shtėpinė e Judės;

32

jo si besėlidhja qė kam vendosur me etėrit e tyre ditėn kur i zura pėr dore pėr t`i nxjerrė nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelėn besėlidhjen time, ndonėse unė isha Perėndia i tyre", thotė Zoti.

33

"Por kjo ėshtė besėlidhja qė do tė vendos me shtėpinė e Izraelit mbas atyre ditėve", thotė Zoti: "Do ta shtie ligjin tim nė mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrėn e tyre, dhe unė do tė jem Zoti i tyre dhe ata do tė jenė populli im.

34

Ata nuk do tė mėsojnė secili tė afėrmin e tij dhe secili vėllanė e tij, duke thėnė: "Njihni Zotin!", sepse tė gjithė do tė mė njohin, nga mė i vogli e deri te mė i madhi", thotė Zoti. "Sepse unė do ta fal paudhėsinė e tyre dhe nuk do ta kujtoj mė mėkatin e tyre".

35

Kėshtu thotė Zoti, qė ka dhėnė diellin pėr dritėn e ditės dhe i ka dhėnė ligje hėnės dhe yjeve pėr dritėn e natės, qė e larton detin dhe i bėn dallgėt tė uturijnė, emri i tė cilit ėshtė Zoti, i ushtrive.

36

"Nė qoftė se kėto ligje do tė binin pėrpara meje", thotė Zoti, "atėherė edhe pasardhėsit e Izraelit do tė pushonin sė qeni njė komb pėrpara meje pėrjetė".

37

Kėshtu thotė Zoti: "Nė qoftė se do tė mund tė mateshin qiejt lart; ose tė hulumtoheshin themelet e tokės poshtė, atėherė edhe unė do t`i hidhja poshtė tė gjithė pasardhėsit e Izraelit pėr tė gjitha ato qė kanė bėrė, thotė Zoti.

38

Ja, do tė vijnė ditėt, thotė Zoti, nė tė cilat ky qytet do tė rindėrtohet pėr Zotin nga kulla e Hananeelit te porta e Qoshes.

39

Qė andej litari pėr matje do tė shtrihet akoma drejt deri te kodra e Garebit, duke u kthyer pastaj drejt Goahut;

40

Gjithė lugina e kufomave dhe e hirit dhe tė gjitha arat deri te pėrroi i Kidronit, deri te qoshja e portės sė Kuajve nė drejtim tė lindjes, do t`i shenjtėrohen Zotit. Nuk do tė shkatėrrohet mė kurrė dhe as nuk do tė shembet pėrjetė".

Jeremia 32

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: