Albanian Bible

Isaia 28

Isaia

Return to Index

Chapter 29

1

Mjerė Arieli, Arieli, qytet ku fushoi Davidi! I shtoni vit vitit, festat le tė plotėsojnė ciklin e tyre.

2

Pastaj do ta hedh Arielin nė ankth; do tė ketė ankim dhe rėnkime dhe pėr mua do tė jetė si njė Ariel.

3

Unė do tė fushoj kundėr teje rreth e qark, do tė tė rrethoj me njė ledh dhe do tė ngre bastione kundėr teje.

4

Do tė ulesh, do tė flasėsh nga toka dhe fjala jote do tė dalė e mbytur nga pluhuri; zėri yt do tė ngjitet nga toka si ai i njė mediumi dhe fjala jote do tė pėshpėritė nga pluhuri.

5

Turma e armiqve tė tu do tė jetė si pluhur i hollė dhe turma e tė fuqishmėve si byk i shpėrndarė; dhe kjo ka pėr tė ndodhur papritmas, nė njė ēast.

6

Ti do tė vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjėmime, tėrmete dhe zhurma tė mėdha, me shakullima dhe flakė zjarri pėrvėlues.

7

Moria e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr Arielit, e tė gjitha atyre qė e luftojnė atė dhe fortesėn e tij dhe e shtrėngojnė rreth e qark do tė jetė si njė ėndėrr, si njė vegim nate.

8

Ka pėr tė ndodhur ashtu si kur njė i uritur qė ėndėrron tė hajė, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur njė i etur ėndėrron tė pijė, por kur zgjohet ėshtė i lodhur dhe e ka grykėn tė tharė; kėshtu ka pėr tė ndodhur me morinė e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr malit tė Sionit.

9

Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull tė trembur. Kėta janė tė dehur, por jo nga vera; u merren kėmbėt, por jo pėr pasojė tė pijeve dehėse.

10

Nė fakt Zoti ka shpėrndarė mbi ju njė frymė topitjeje; ka mbyllur sytė tuaja, profetėt, ka mbuluar me vel krerėt tuaj, shikuesit.

11

Ēdo vegim profetik ėshtė bėrė pėr ju si fjalėt e njė libri tė vulosur qė i jepet dikujt qė di tė lexojė; duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje, kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk mundem, sepse ėshtė i vulosur!".

12

Ose si njė libėr qė i jepet dikujt qė nuk di tė lexojė, duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk di tė lexoj".

13

Prandaj Zoti thotė: "Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit,

14

prandaj, ja, unė do tė vazhdoj tė bėj mrekulli nė mes tė kėtij populli, po, mrekulli dhe ēudi: dituria e njerėzve tė tij tė urtė do tė shuhet dhe zgjuarėsia e tė mėnēurve tė tij do tė zhduket".

15

Mjerė ata qė shkojnė nė vende tė thella pėr t`ia fshehur Zotit planet e tyre, qė i bėjnė veprat e tyre nė terr dhe thonė: "Kush na sheh? Kush na njeh?"

16

I keni pėrmbysur plotėsisht gjėrat. A mund tė konsiderohet poēari i barabartė me argjilėn? A mundet vepra t`i thotė atij qė e ka bėrė: "Nuk mė ka bėrė ai"?, ose gjėja e formuar t`i thotė atij qė e ka formuar: "Nuk ka zgjuarėsi"?

17

Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr dhe Libani do tė shndėrrohet nė njė pemishte, dhe pemishtja do tė konsiderohet si njė pyll.

18

Tė shurdhėt do tė kuptojnė atė ditė fjalėt e librit dhe, tė ēliruar nga errėsira dhe terri, sytė e tė verbėrve kanė pėr tė parė.

19

Tė pėrulurit do tė mund tė gėzojnė akoma te Zoti dhe tė varfėrit e njerėzimit do tė ngazėllohen tek i Shenjti i Izraelit.

20

Sepse tirani do tė jetė zhdukur, tallėsi do tė jetė shkatėrruar, dhe do tė jenė shfarosur tėrė ata qė kurdisin paudhėsi,

21

qė dėnojnė njė njeri pėr njė fjalė, qė i kurdisin kurthe atij qė gjykon te porta, qė prishin tė drejtėn e tė drejtit pėr asgjė.

22

Prandaj kėshtu i thotė shtėpisė sė Jakobit Zoti qė shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do tė turpėrohet mė dhe fytyra e tij nuk do tė zverdhet mė;

23

por kur do tė shohė bijtė e tij, veprėn e duarve tė mia nė mes tė tij, ata do tė shenjtėrojnė emrin tim, do tė shenjtėrojnė tė Shenjtin e Jakobit dhe do tė kenė frikė nga Perėndia i Izraelit.

24

Ata qė kanė frymė tė pėrdalė do tė arrijnė tė kenė gjykim dhe murmuruesit do tė mėsojnė doktrinėn e shėndoshė".

Isaia 30

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: