Albanian Bible

Isaia 5

Isaia

Return to Index

Chapter 6

1

Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin.

2

Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte.

3

Njeri i bėrtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij".

4

Shtalkat e portės u tronditėn nga zėri i atij qė bėrtiste, ndėrsa tempulli po mbushej me tym.

5

Atėherė unė thashė: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive".

6

Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari.

7

Me tė ai preku gojėn time dhe tha: "Ja, kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet".

8

Pastaj dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte: "Kė tė dėrgoj dhe kush do tė shkojė pėr ne?". Unė u pėrgjigja: "Ja ku jam, dėrgomė mua!".

9

Atėherė ai tha: "Shko dhe i thuaj kėtij populli: Dėgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar.

10

Bėje tė pandieshme zemrėn e kėtij populli, ngurtėso veshėt e tij dhe mbyll sytė e tij qė tė mos shikojė me sytė e tij, tė mos dėgjojė me veshėt e tij dhe tė mos kuptojė me zemrėn e tij, dhe kėshtudo tė kthehet dhe tė jet shėruar".

11

Unė thashė: "Deri kur, o Zot?". Ai u pėrgjigj: "Deri sa qytetet tė shkatėrrohen dhe tė jenė pa banorė, shtėpitė tė mos kenė njeri dhe vendi tė jetė i shkretuar dhe i pikėlluar,

12

dhe deri sa Zoti tė ketė larguar njerėzinė dhe tė jetė njė braktisje e madhe nė mes tė vendit.

13

Do tė mbetet akoma njė e dhjeta e popullsisė, por edhe kjo do tė shkatėrrohet; por ashtu si bafrės dhe lisit, kur priten u mbetet cungu, kėshtu njė brez i shenjtė do tė jetė trungu i tij".

Isaia 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: