Albanian Bible

Psalmet 8

Psalmet

Return to Index

Chapter 9

1

Unė do tė tė kremtoj, o Zot, me gjithė zemėr, do tė tregoj tėrė mrekullitė e tua.

2

Unė do tė gėzohem dhe do tė kėnaqem me ty; do t`i kėndoj lėvdime nė emrin tėnd, o Shumė i Larti.

3

Sepse armiqtė e mi tėrhiqen, bien dhe vdesin para teje.

4

Ti nė fakt ke pėrkrahur ndershmėrinė time dhe ēėshtjen time; je ulur mbi fronin si njė gjyqtar i drejtė.

5

Ke qortuar kombet, ke shkatėrruar tė pabesin, ke fshirė emrat e tyre pėr gjithnjė.

6

Armiku ėshtė zhdukur, i kapur nga njė pikėllim i pėrjetshėm! Dhe qyteteve qė ti ke shkatėrruar i ėshtė zhdukur edhe kujtimi.

7

Por Zoti mbetet pėrjetė; ai ka vendosur fronin e tij pėr tė gjykuar.

8

Ai do ta gjykojė botėn me drejtėsi, do t`i gjykojė popujt me paanėsi.

9

Zoti do tė jetė strehim i papushtueshėm pėr tė shtypurin, njė strehim i papushtueshėm nė kohė ngushtice.

10

Dhe ata qė e njohin emrin tėnd do tė kenė besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata qė tė kėrkojnė.

11

Kėndojini lavde Zotit qė banon nė Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.

12

Sepse ai qė kėrkon arėsyen e gjakut i mban mėnd ata; ai nuk e harron britmėn e tė pikėlluarve.

13

Ki mėshirė pėr mua, o Zot, ti qė mė ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikėllimin qė mė shkaktojnė ata qė mė urrejnė,

14

me qėllim qė unė tė kem mundėsi tė tregoj tė gjitha lavdet e tua dhe nė portat e bijės sė Sionit tė mund tė kremtoj pėr ēlirimin tėnd.

15

Kombet janė zhytur nė gropėn qė kishin hapur; kėmba e tyre ėshtė kapur nė rrjetėn qė kishin fshehur.

16

Zoti u bė i njohur me anė tė gjykimit qė ka dhėnė; i pabesi u kap nė lakun e veprės sė duarve tė tij. (Interlud. Sela)

17

Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė.

18

Sepse nevojtari nuk do tė harrohet pėrjetė; shpresa e tė shtypurve nuk do tė zhduket pėrjetė.

19

Ēohu, o Zot, mos lejo qė vdekatari tė ketė epėrsi; kombet tė gjykohen para teje.

20

O Zot, kallu frikėn; bėj qė kombet tė pranojnė se janė vetėm vdekatarė. (Sela)

Psalmet 10

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: