Albanian Bible

1 i Kronikave 10

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 11

1

Atėherė tėrė Izraeli u mblodh rreth Davidit nė Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt".

2

Edhe nė tė kaluarėn, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai qė udhėhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perėndia yt, tė pati thėnė: "Ti do tė ushqesh popullin tim tė Izraelit, ti do tė jesh princ mbi popullin tim tė Izraelit"".

3

Kėshtu tėrė pleqtė e Izraelit erdhėn te mbreti nė Hebron, dhe Davidi lidhi me ta njė aleancė nė Hebron pėrpara Zotit; pastaj ata e vajosėn Davidin mbret tė Izraelit, sipas fjalės sė shqiptuar nga Zoti me anė tė Samuelit.

4

Davidi sė bashku me tėrė Izraelin doli kundėr Jeruzalemit, qė ėshtė Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtė, banorė tė vendit.

5

Atėherė banorėt e Jebusit i thanė Davidit: "Nuk do tė hysh kėtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar tė Sionit, qė ėshtė qyteti i Davidit.

6

Davidi kishte thėnė: "Ai qė do t`i mundė i pari Jebusejtė do tė bėhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, qė u bė kėshtu kryetar.

7

Davidi u vendos pastaj nė kalanė qė u quajt pėr kėtė arsye "qyteti i Davidit".

8

Pastaj ai bėri ndėrtime pėrreth qytetit nga Milo dhe nė gjithė perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesėn tjetėr tė qytetit.

9

Kėshtu Davidi bėhej gjithnjė e mė i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me tė.

10

Kėta janė komandantėt e luftėtarėve trima qė ishin nė shėrbim tė Davidit dhe qė i dhanė pėrkrahje tė madhe me gjithė Izraelin nė mbretėrinė e tij pėr ta bėrė mbret sipas fjalės tė Zotit lidhur me Izraelin.

11

Kjo ėshtė lista e luftėtarėve trima qė ishin nė shėrbim tė Davidit: Jashobeami, bir i njė Hakmoniti, komandant i tridhjetė kapedanėve; ai rroku ushtėn kundėr treqind njerėzve, qė i vrau nė njė ndeshje tė vetme.

12

Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte njė nga tre luftėtarėt trima.

13

Ai ishte me Davidin nė Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtė pėr tė luftuar dhe ku kishte njė arė plotė me elb. Populli iku me vrap pėrpara Filistejve,

14

por ata u vendosėn nė mes tė arės, e mbrojtėn dhe i mundėn Filistejtė; kėshtu Zoti realizoi fitore tė madhe.

15

Tre nga tė treqind kapedanėt zbritėn te shkėmbi drejt Davidit, nė shpellėn e Adulamit, ndėrsa ushtria e Filistejve kishte fushuar nė luginėn e Refaimit.

16

Davidi ndodhej atėherė nė kala, kurse nė Betlem kishte njė garnizon Filistejsh.

17

Davidi pati njė dėshirė tė madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush tė mė jepte tė pija ujė nga pusi i Betlemit qė ėshtė pranė portės!".

18

Kėshtu kėta tė tre ēanė nėpėr kampin e Filistejve dhe mbushėn ujė nga pusi i Betlemit qė ndodhej te porta; pastaj e morėn dhe ia ēuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion pėrpara Zotit,

19

duke thėnė: "Tė mė ruajė Perėndia nga kryerja e njė gjėje tė tillė! A mund ta pij unė gjakun e kėtyre njerėzve, qė kanė rrezikuar jetėn e tyre? Sepse e kanė sjellė duke rrezikuar jetėn e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kėshtu vepruan kėta tre trima.

20

Abishai, vėllai i Joabit, ishte i pari i tre tė tjerėve. Ai drejtoi ushtėn e tij kundėr treqind njerėzve dhe i vrau; kėshtu u bė i famshėm midis tė treve.

21

U bė mė i njohur midis tė treve dhe pėr kėtė arėsye u bė i pari i tyre, por nuk arriti tė barazohet me tre tė parėt.

22

Benajahu, bir i Jehojadit, birit tė njė trimi nga Kabtseeli, bėri trimėri tė madhe. Ai vrau dy heronjtė e Moabit, qė ishin si luanė. Zbriti edhe nė mes tė njė sterne, ku vrau njė luan njė ditė qė binte borė.

23

Vrau edhe njė Egjiptas vigan, i lartė pesė kubitė, qė kishte nė dorė njė shtizė tė ngjashme me shulin e njė endėsi; por Benajahu i doli kundra me njė bastun, i rrėmbeu me forcė nga duart Egjiptasit shtizėn dhe e vrau me shtizėn e tij.

24

Kėto gjėra bėri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bė i famshėm midis tre trimave.

25

Ishte mė i shquari i tė tridhjetėve, por nuk arriti tė barazoht me tre tė parėt. Davidi e vuri nė krye tė rojeve tė tij personale.

26

Njerėz tė tjerė tė fortė dhe trima ishin: Asaheli, vėllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,

27

Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,

28

Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,

29

Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,

30

Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;

31

Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut tė bijve tė Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,

32

Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,

33

Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.

34

Bijtė e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,

35

Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,

36

Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,

37

Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,

38

Joeli, vėllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,

39

Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit tė Tserujahut),

40

Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,

41

Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,

42

Adina, bir i Shizės, Rubenit (i pari i Rubenitėve) dhe tridhjetė tė tjerė bashkė me tė,

43

Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;

44

Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij tė Hothamit nga Aroeri,

45

Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vėllai i tij,

46

Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij tė Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,

47

Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.

1 i Kronikave 12

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: