Albanian Bible

Jozueu 19

Jozueu

Return to Index

Chapter 20

1

Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thėnė:

2

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni nė qytetet e strehimit, pėr tė cilat ju fola me anė tė Moisiut,

3

me qėllim qė tė mund tė strehohet vrasėsi qė ka vrarė dikė pa dashje dhe pa paramendim; ato do tė shėrbejnė si vend strehimi pėr t`i shpėtuar hakmarrėsit tė gjakut.

4

Kur vrasėsi do tė ikė nė njė nga kėto qytete, do tė ndalet nė hyrje tė portės sė qytetit dhe do t`ua parashtrojė rastin e tij pleqve tė atij qyteti; kėta do ta presin nė qytetin e tyre, do t`i gjejnė vend dhe ai do tė banojė me ta.

5

Nė rast se hakmarrėsi i gjakut do ta ndjekė, ata nuk do t`ia dorėzojnė vrasėsin, sepse ai ka vrarė tė afėrmin e tij pa paramendim, pa e urryer mė parė.

6

Vrasėsi do tė qėndrojė nė atė qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit qė do tė jetė nė funksion ato ditė, do tė dalė nė gjyq para asamblesė. Atėherė vrasėsi mund tė kthehet dhe tė hyjė nė qytetin e tij dhe nė shtėpinė e tij, nė qytetin nga i cili kishte ikur"".

7

Ata, pra, caktuan Kedeshin nė Galile, nė zonėn malore tė Neftalit, Sikemin nė krahinėn malore tė Efraimit dhe Kiriath-Arbėn (qė ėshtė Hebroni), nė krahinėn malore tė Judės.

8

Dhe matanė Jordanit, nė lindje tė Jerikos, caktuan Betserin nė shkretėtirėn e rrafshnaltės tė fisit tė Rubenit, Ramothin nė Galaad tė fisit tė Gadit dhe Golanin nė Bashan tė fisit tė Manasit.

9

Kėto ishin qytetet qė iu caktuan tėrė bijve tė Izraelit dhe tė huajit qė banonte midis tyre, nė mėnyrė qė kushdo qė kishte vrarė dikė pa dashje tė mund tė strehohej dhe tė mos vritej nga hakmarrėsi i gjakut, para se tė dilte pėrpara asamblesė.

Jozueu 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: