Albanian Bible

Jozueu 18

Jozueu

Return to Index

Chapter 19

1

Pjesa e dytė qė u hodh me short i takoi Simeonit, fisit tė bijve tė Simeonit simbas familjeve tė tyre. Trashėgimia e tyre ndodhej nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Judės.

2

Trashėgimia e tyre pėrfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,

3

Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,

4

Eltoladin, Bethulin, Hormahun,

5

Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,

6

Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembėdhjetė qytete me fshatrat e tyre;

7

Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katėr qytete me fshatrat e tyre,

8

dhe tė gjitha fshatrat qė ndodheshin rreth kėtyre qyteteve, deri nė Baalath-Beer, Ramah tė Negevit. Kjo pėrfaqėsonte trashėgiminė e fisit tė bijve tė Simeonit, simbas familjeve tė tyre.

9

Trashėgiminė e bijve tė Simeonit e morėn bijtė e Judės, sepse pjesa e bijve tė Judės ishte tepėr e madhe pėr ata; kėshtu bijtė e Simeonit e patėn trashėgiminė e tyre nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Judės.

10

Pjesa e tretė qė u hodh me short u ra bijve tė Zabulonit, simbas familjeve tė tyre. Territori i trashėgimisė sė tyre shtrihej deri nė Sarid.

11

Kufiri i tyre ngjitej nė perėndim nė drejtim tė Maralahut dhe arrinte nė Dabesheth dhe pastaj nė pėrruan qė rrjedh pėrballė Jokneamit.

12

Nga Saridi kthente nė lindje nė drejtim tė lindjes, deri nė kufirin e Flakėve tė Taborit, pastaj shtrihej nė drejtim tė Daberathit, duke arritur deri nė Jafia.

13

Qė kėtej kalonte nė lindje deri nė Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri nė Rimon dhe arrinte nė Neath.

14

Pas kėsaj kufiri kthente nė drejtim tė veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte nė luginėn e Jiftah-Elit.

15

Ai pėrfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

16

Kjo qe trashėgimia e bijve tė Zabulonit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete bashkė me fshatrat e tyre.

17

Pjesa e katėrt qė u hodh me short i ra Isakarit, bijve tė Isakarit, simbas familjeve tė tyre.

18

Territori i tyre shkonte deri nė Jezreel, Kesulloth, Shunem,

19

Hafaraim, Shion, Anaharath,

20

Rabith, Kishion, Abets,

21

Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.

22

Pastaj kufiri arrinte deri nė Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte nė Jordan: gjashtėmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

23

Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Isakarit, simbas familjeve tė tyre, qytetet bashkė me fshatrat e tyre.

24

Pjesa e pestė qė u hodh me short u ra bijve tė Asherit, simbas familjeve tė tyre.

25

Ky territor pėrfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,

26

Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, nė drejtim tė perėndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.

27

Pastaj kthente nga lindja, nė drejtim tė Beth-Dagonit, arrinte nė Zabulon dhe nė luginėn e Jiftah-Elit nė veri tė Beth-Emekut dhe tė Nejelit, dhe zgjatej nė drejtim tė Kabulit nė tė majtė,

28

dhe nė drejtim tė Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri nė Sidonin e Madh.

29

Pastaj kufiri kthente nė drejtim tė Ramahut deri nė qytetin e fortifikuar tė Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte nė det nga ana e territorit tė Akzibit.

30

Ai pėrfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njėzet e dy qytete me fshatrat e tyre.

31

Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Asherit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete bashkė me fshatrat e tyre.

32

Pjesa e gjashtė qė u hodh me short u ra bijve tė Neftalit, simbas familjeve tė tyre.

33

Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi nė Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri nė Lakum dhe mbaronte nė Jordan.

34

Pastaj kufiri kthente nė perėndim nė drejtim tė Aznoth-Taborit, dhe qė kėtej vazhdonte deri nė Hukok; arrinte nė Zabulon nga ana e jugut, nė Asher nga perėndimi dhe nė Juda tė Jordanit nga ana e lindjes.

35

Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,

36

Adamahu, Ramahu, Hatsori,

37

Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,

38

Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nėntėmbėdhjetė qytete bashkė me fshatrat e tyre.

39

Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Neftalit, simbas familjeve tė tyre, qytetet me fshatrat e tyre.

40

Pjesa e shtatė qė u hodh me short i ra fisit tė bijve tė Danit, simbas familjeve tė tyre.

41

Territori i trashėgimisė sė tyre pėrfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,

42

Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,

43

Elonin, Timnathahun, Ekronin,

44

Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,

45

Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,

46

Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin qė shtrihej pėrpara Jafos.

47

Por territori i bijve tė Danit u shtri matanė kėtyre kufijve, sepse bijtė e Danit shkuan pėr tė luftuar kundėr Leshemit; e pushtuan dhe vranė me shpatė banorėt e tij; kėshtu e pushtuan, u vendosėn aty dhe i vunė emrin Dan, nga emri i atit tė tyre.

48

Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Danit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete me fshatrat e tyre.

49

Kur bijtė e Izraelit pėrfunduan ndarjen e trashėgimisė sė vendit simbas kufijve tė tij, i dhanė Jozueut, birit tė Nunit, njė trashėgimi nė mes tė tyre.

50

Simbas urdhrit tė Zotit, i dhanė qytetin qė ai kėrkoi, Timnath-Serahun, nė krahinėn malore tė Efraimit. Ai ndėrtoi qytetin dhe banoi nė tė.

51

Kėto janė trashėgimitė qė prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarėt e familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit ndanė me short nė Shiloh, pėrpara Zotit, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes. Kėshtu ata pėrfunduan ndarjen e vendit.

Jozueu 20

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: