Albanian Bible

Zanafilla 34

Zanafilla

Return to Index

Chapter 35

1

Perėndia i tha Jakobit: "Ēohu, ngjitu nė Bethel dhe vendosu aty; dhe bėj aty njė altar Perėndisė qė t`u shfaq, kur ikje para vėllait tėnd Esau".

2

Atėherė Jakobi i tha familjes sė tij dhe gjithė atyre qė ishin me tė: "Hiqni nga rrethi juaj perėnditė e huaja, pastrohuni dhe ndėrroni rrobat tuaja;

3

pastaj tė ngrihemi dhe tė shkojmė nė Bethel, dhe unė do t`i bėj njė altar Perėndisė qė plotėsoi dėshirėn time ditėn e fatkeqėsisė sime dhe qė mė shoqėroi nė udhėtimin qė kam bėrė".

4

Atėherė ata i dhanė Jakobit tėrė perėnditė e huaja qė kishin dhe varėset qė mbanin nė veshė; dhe Jakobi i fshehu nėn lisin qė ndodhet pranė Sikemit.

5

Pastaj ata u nisėn dhe tmerri i Perėndisė ra mbi tė gjitha qytetet rreth tyre, kėshtu qė nuk i ndoqėn bijtė e Jakobit.

6

Kėshtu Jakobi arriti nė Luc, domethėnė nė Bethel, qė ndodhet nė vendin e Kanaanit; erdhi aty me tė gjithė njerėzit qė ishin me tė.

7

Dhe aty ndėrtoi njė altar dhe kėtė vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe ēfaqur Perėndia kur po ikte para vėllait tė tij.

8

Atėherė vdiq Debora, taja e Rebekės, dhe e varrosėn poshtė Bethelit, nė kėmbėt e lisit qė u quajt Alon-Bakuth.

9

Perėndia iu shfaq pėrsėri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.

10

Dhe Perėndia i tha: "Emri yt ėshtė Jakob; ti nuk do tė quhesh mė Jakob, por emri yt do tė jetė Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.

11

Pastaj Perėndia i tha: "Unė jam Perėndia i Plotfuqishėm; ti bėhu i frytshėm dhe shumėzo; njė komb, madje njė tėrėsi kombesh do tė rrjedhin prej teje, dhe disa mbretėr kanė pėr tė dalė nga ijėt e tua;

12

dhe do tė tė jap ty dhe pasardhėsve tė tu pas teje vendin qė i dhashė Abrahamit dhe Isakut".

13

Pastaj Perėndia u ngjit mė lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.

14

Atėherė Jakobi ndėrtoi njė pėrmendore, njė pėrmendore prej guri, nė vendin ku Perėndia i kishte folur; mbi tė hodhi pak verė dhe derdhi ca vaj sipėr.

15

Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perėndia i kishte folur.

16

Pastaj u nisėn nga Betheli; kishte edhe njė copė rrugė pėr tė arritur nė Efratė, kur Rakela lindi. Ajo pati njė lindje tė vėshtirė;

17

dhe gjatė lindjes sė vėshtirė mamia i tha: "Mos ki frikė, sepse edhe kėtė herė ke njė djalė".

18

Dhe ndėrsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.

19

Kėshtu Rakela vdiq dhe u varros nė rrugėn e Efratės (domethėnė tė Betlemit).

20

Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj njė pėrmendore. Dhe kjo pėrmendore ekziston ende sot e kėsaj dite mbi varrin e Rakelės.

21

Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti ēadrėn pėrtej Migdal-Ederit.

22

Dhe ndodhi qė, ndėrsa Izraeli banonte nė atė vend, Rubeni shkoi e ra nė shtrat me Bilbah, konkubinėn e atit tė tij. Dhe Izraeli e mori vesh.

23

Bijtė e Jakobit ishin dymbėdhjetė. Bijtė e Leas ishin: Rubeni, i parėlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.

24

Bijtė e Rakelės ishin: Jozefi dhe Beniamini.

25

Bijtė e Bilhahut, shėrbėtorja e Rakelės, ishin: Dani dhe Neftali.

26

Bijtė e Zilpahės, shėrbėtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Kėta janė bijtė e Jakobit qė i lindėn nė Padan-Aram.

27

Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, nė Marme, nė Kirjath-Arba (domethėnė nė Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qėndruar ca kohė.

28

Isaku jetoi njėqind e tetėdhjetė vjet.

29

Kėshtu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditė; dhe Esau dhe Jakobi, bijtė e tij, e varrosėn.

Zanafilla 36

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: